Aktualitet dhe Lajme

Ish-administratori i Interit dënohet me 11 vjet burg

Share

Shteti kinez ka nisur prej kohësh luftën ndaj trukimeve dhe korrupsioni në futboll, me masa të rënda për të gjithë ata që janë shpallur fajtorë.

Pak kohë me parë, ish-trajneri i përfaqësueses së Kinës, Li Tie, u dënua me 20 vite burg për korrupsion.

Sot, dy ish-funksionarë të lartë të Federatës Kineze, janë dënuar me dënime me burg prej më shumë se 10 vitesh secili, pas një çështje gjyqësore të nisur dy vite më parë.

Liu Jun, ish-presidenti i Superligës kineze, u dënua me 11 vite dënim me burg dhe me pagesën e një gjobe prej rreth 132 mijë eurosh.

Ai është një emër i njohur edhe në Europë, pasi në vitin 2016, Suning e emëroi administrator të deleguar të Interit për një periudhë disamujore.

Ai ka qenë për shumë vite pjesë e grupit Suning, pasi ka qenë edhe administratori i klubit Jiangsu Suning i cili më pas u shpërbë.

Bashkë me të u dënua edhe Uang Xiaoping, ish-drejtuesi i komisionit disiplinor të Federatës.

Për të u dha dënim me 10 vite burg dhe një gjobë prej rreth 84 mijë eurosh.

Të gjithë u cilësuan fajtorë se kishin marrë ryshfete, edhe pse nuk është saktësuar asnjëherë se për çfarë bëhej fjalë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button