Ironia epike e Anila Hoxhës, me Andi Bushatin
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka replikuar me Andi Bushatin, i cili mbështeti tezën e Sali Berishës, se një grup gazetarësh janë bandë në shërbim të SPAK.
Bushati i quajti ata papagaj që dezinformojnë publikun.
“I dashur Bushat!
Vendosa të rrëfehem.
Ndaj po tregoj se si funksionon banda e gazetarëve të SPAK me një nga krimet që ti nuk e di që ta kemi bërë ne!
Ne, banda e gazetarëve te SPAK, kur prokurorët të kërkuan të paraqiteshe, të morëm peng dhe të pyetëm me dhunë atë ditë e në vijim.
Ti ishte thirrur nga SPAK për çështjen e të dhenave personale, dhe ne anulluam menjëherë pushimet dhe jetën luksoze prej banditësh.
Zumë si pikë strategjike deren e SPAK dhe u vendosëm aty. Ca nga një anë e ca nga ana tjetër.
Nja 20 kameramanë gati për të qëlluar, u vendosën përballë. Qëndruam palëvizur jo në ajër si papagajtë por në këmbë, se na thanë ky sport është më i kërkuari.
Madje madje nuk u lodhëm asnjë çikë duke të pritur.
Kur dole, ishim këmbengulës, të rrethuam me mikrofonë dhe s’të lamë te ikje.
Nga do na ikje ne jemi shumë të rrezikshëm dhe nuk na shpëtoje dot.
Dhe u dorëzove, ti fole dhe publiku degjoi shkeljet që ishin bërë nga SPAK për Lapsin dhe lirinë e medias.
Në atë kohe rezulton se banda të dhunoi me pyetje, të keqtrajtoi mbasi ishte gozhduar me orë të tëra në derë te godinës se qelqtë.
Secili kishte nje rol në atë krim të bandës, njëri hyri live, tjetri shqetesohej mbi standartin qe po ndiqte SPAK me sekuestrimin e pajisjeve te punës të gazetarëve
Secili veproi me shpejtësi preçize sikur te ishte snajper, duke njoftuar ndonjë anëtar te bandës që mungonte. E urdhëruam që te paraqitej shpejt në SPAK se “nuk mund të bënim si palaço” dhe të të linim vetëm.
Kjo bandë e rrezikshme, nga më te rrezikshmet që ka parë Shqipëria raportoi hap pas hapi dinamikën e veprimeve të prokurorisë, gjyqësorit. Në finale edhe Strasburgun në menyrë aq te organizuar saqë konkurron edhe Cosa Nostrën.
Më pas banda e la derën e SPAK. U kthye në redaksi dhe u kujdes që për gjëmën e dhunimit të medias të raportonte përtej orarit zyrtar dhe të ishte prezente edhe ne edicionet e tjera”, shkruan Anila Hoxha, në një përgjigjie ironike për Bushatin.
Huazuar nga skaproblem.al