Aktualitet dhe Lajme

Internet më i shpejtë, por më i rrezikshëm-Mashtrimet financiare dyfishohen në dy vite – Fast News Economy

Share

Hyrjet e paautorizuara, ndërhyrjet në të dhënat kompjuterike dhe mashtrimet financiare përmes aksesit online janë kthyer në një fenomen shqetësues, duke shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit. Përhapja e gjerë e internetit ka ndikuar që gjatë 11 muajve të parë të vitit të kaluar të regjistrohen rreth 774 raste mashtrimi të lidhura me aksesin online që shqiptarët kanë në internet.

Sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Brendshme, numri i individëve të mashtruar përmes platformave online ka shënuar një rritje prej 17% krahasuar me vitin 2023, ndërsa rastet e regjistruara janë dyfishuar në krahasim me vitin 2022.



Në këtë kontekst, platforma të ndryshme mashtrimi kanë gjetur terren pjellor në rrjetet sociale, duke ndikuar negativisht te përdoruesit. Një nga rastet më të fundit, që shkaktoi jo pak shqetësim, lidhet me mesazhet SMS mashtruese. Përmes këtyre mesazheve, qytetarëve në Shqipëri u dërgoheshin lidhje të rreme, të cilat kërkonin të dhënat e tyre bankare. Kjo situatë ngriti alarmin edhe te Shoqata e Bankave, pasi shumë individë përfunduan duke pësuar dëme të konsiderueshme financiare./Tv Scan


Huazuar nga fastnewseconomy.com

Back to top button