Aktualitet dhe Lajme

Incineratori i Tiranës “dj*eg” ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako merret i pandehur për korrupsion në dy raste

Share

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako merret i pandehur për “korrupsion” kryer në dy raste, edhe për incineratorin e Tiranës.

Pak ditë më parë, prokurori Dritan Prençi i ka komunikuar akuzën Bllakos, i cili prej më shumë se dy vitesh ndodhet në qeli për inceneratorët.

Në muajin prill të këtij viti, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për incineratorin e Tiranës.

Konkretisht: ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka; Pëllumb Abeshin; Erjon Murataj; Bledar Karolin; Taulant Tushën; Namik Simixhiu; Etleva Kondi; Alba Thoma; Valbona Ballgjini; Sidita Kopliku; Jetmir Llapaj; si dhe Silena Tolën.

Organi i Akuzës i komunikoi atyre akuzën “shpërdorim detyre”.

Koka, Bllako, Tusha dhe Karoli ndodhen në masën “arrest në burg”, ndërsa Alba Thoma, Ballgjini, Temali, Kondi, Abeshi dhe Tola në masën “arrest në shtëpi”. Namik Simixhiu ka masën “detyrim paraqitje”.

Për incineratorin e Elbasanit, Alqi Bllako u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë, ndërsa për incineratorin e Fierit ai u dënua me 4 vite, dënim i cili zbriti në 2.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button