Aktualitet dhe Lajme

Incident në Fier/ Njerëzit e Agron Kapllanaj përplasen me hetuesit e BKH, shoqërohen disa persona

Share

Një incident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Burimet mediatike bëjnë me dije se njerëz të ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj janë përplasur me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale.

Hetuesit e BKH-së shoqëroheshin nga forcat operacionale. Ndërkohë, lidhur me incidentin e sotme, raportohet se janë shoqëruar disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Po ashtu, e paqartë është edhe arsyeja e përplasjes mes tyre, pasi BKH ka njoftuar se nuk mund të japë informacione të detajuara.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button