fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Ilir Meta akuzon të shoqen se i shiti partinë

Share

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka dhënë një mesazh në 20 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, tashmë Partia e Lirisë.

Meta u shpreh se LSI hapi një faqe të re në jetën politike të vendit.

Ai theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shpejtimin e proceseve integruese të vendit, por sipas tij, kjo parti në drejtimin e gruas së vet, Monika Kryemadhi, shiti mandatet.

“Një mesazh në 20-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që hapi një faqe të re në jetën politike të vendit dhe që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shpejtimin e proceseve integruese të vendit, deri në momentin katastrofik të shitjes të mandateve që solli kapjen mafioze të shtetit”, shprehet Meta.


Huazuar nga skaproblem.al

Back to top button