Aktualitet dhe Lajme

Igli Tare emërohet Drejtor Sportiv i Milanit, Duka: Vizoni yt do ta ndihmojë këtë klub legjendar!

Share

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar Igli Taren për emërimin e tij si Drejtor Sportiv i klubit italian të Milanit.

Duka e cilësoi këtë si një arritje të rëndësishme për futbollin shqiptar dhe një sfidë të re për Taren në një nga klubet më legjendare të Evropës.

Më tej ai shprehet i bindur se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni i Tares do ta ndihmojnë Milanin të rikthehet në nivelet më të larta, duke kujtuar sukseset e tij të mëparshme në ndërtimin e një projekti të qëndrueshëm me Lazion.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button