I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet në Rinas 45-vjeçari nga Korça
Arrestohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim në Rinas. Mësohet se 45-vjeçari E.T është dënuar nga Gjykata e Korçës me burg për veprën penale “Mashtrimi”.
Pas arrestimit të të shpallurit në kërkim, materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për detaje të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, ndaloi shtetasin në kërkim E. T., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Huazuar nga Lapsi.al