I shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet në Itali 35-vjeçari shqiptar

Share

Një shqiptar 30-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për katër akuza të rënda: evazion fiskal, mashtrim, falsifikim dhe vjedhje.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, 30-vjeçari u kap nga autoritetet teksa lëvizte me një çantë shpine dhe një karrocë dore.

Kur pa policinë, ai u përpoq të ikte nëpër rrugica, por u lokalizua dhe u arrestua afër qendrës së qytetit. Pas verifikimit të identitetit të tij përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografisë, u konstatua se ai kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. Pas veprimeve hetimore, ai është izoluar në një burg italian dhe po pret ekstradimin në Shqipëri.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button