Aktualitet dhe Lajme

I përfundoi kontrata, FSHF reagon për largimin e trajnerit të kuqezinjve

Share

Federata e Futbollit njofton se Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare U-17.

Tekniku italian ka përfunduar kontratën 1-vjeçare me FSHF-në dhe me marrëveshje të përbashkët, palët kanë vendosur të mos e rinovojnë më tej, duke mbyllur bashkëpunimin.

FSHF e falënderon trajnerin Tedesco për përkushtimin dhe gjithë punën e bërë në krye të Kombëtares U-17, ku drejtoi kuqezinjtë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025” dhe i uron suksese në të ardhmen.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button