Aktualitet dhe Lajme

I nxehti afrikan mbërthen vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Share

Këtë të enjte, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e valëve Afrikane, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, ku vlera ekstreme priten përkatësiht në qarkun e Shkodrës dhe Elbasanit, ku termometri do të afrohet vlerës 40 gradë celcius.

Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim, të sjellin kalime vranësirash të lehta në gjysmën Lindore të territorit, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 15°C vlera më e ulët e shënuar në verilindje deri në 40°C vlera më e lartë, e cila pritet në Cërrik dhe Ura Vajgurore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë mbi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor, për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim të ulët.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button