Aktualitet dhe Lajme

I ndjeri babai i dy fëmijëve/ DETAJE TË REJA nga ngjarja e rëndë, familja pa gjithçka, FOTO e autorit dhe dëshmia e tij

Share

Të tjera detaje zbulohen mbi krimin brenda familjes këtë mbrëmje në Tiranë, Hekuran Gjoni, 74 vjeç ka goditur me thikë djalin e tij Asim Gjonin 37 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se gjatë konfliktit, autori dhe viktima dyshohet se kanë qenë të dehur ndërsa prezentë kanë qenë edhe familjarë të tjerë.

Gjithashtu shkak për këtë ngjarjen, sipas dëshmisë që i moshuari Hekuran Gjoni ka dhënë në polici, kanë qenë talljet dhe ngacmimet e të birit Asim Gjoni, ndaj tij.

Viktima ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tyre, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button