I kapur dorë për dore me Carla Bruni-n dhe mes duartrokitjeve, Nicolas Sarkozy i drejtohet burgut La Sante! Ish-presidenti francez u dënua me 5 vite qëndrim pas hekurave

Share

I kapur dorë për dore me partneren e tij, Carla Bruni, ish presidenti francez Nicolas Sarkozy doli nga shtëpia e tij mëngjesin e sotë për t’iu drejtuar burgut, nën brohoritjet e turmës që e priste jashtë.

Ish-presidenti francez përshëndeti mbështetësit përpara se të hipte në makinë dhe të nisej për në burgun La Santé.

Pak para tij, tre djemtë e Sarkozy, Jean, Pierre dhe Louis, dolën gjithashtu nga shtëpia, mes duartrokitjeve, ndërsa njerëzit kënduan edhe himnin kombëtar francez, La Marseillaise.

Pasditen e djeshme, Nicolas Sarkozi u prit në Pallatin Elysee nga Emmanuel Macron, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, ka planifikuar ta vizitojë në burg.

“Do të qëndroj me kokën lart”, ka deklaruar ish-presidenti kur mësoi për dënimin e tij, ndërsa vazhdon të deklarohet i pafajshëm në skandalin e konspiracionit kriminal për  financimin e paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore nga Muammar Gaddafi, për të cilin u dënua me pesë vjet burg.


starnews.al

Reklama
Back to top button