fbpx
Aktualitet dhe Lajme

I fshiheshin drejtësisë, në 7 muaj ekstradohen 58 të kërkuar në vendin tonë

Share

2024 do të mbahet mend si viti me numrin më të lartë të ekstradimeve, ku vetëm për 7 muaj janë sjellë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë 58 të kërkuar nga 80 të arrestuar me qëllim ekstradimi.

Mësohet se 53 janë shqiptarë dhe 5 të huaj që fshiheshin ne vende te ndryshme te botës.

Kryesisht të ekstraduarit janë persona të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, pasi akuzohen  për vepra të rënda penale; vrasje pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale.

Për herë të parë gjatë këtij viti ka patur edhe deportim të personave te kërkuar që fshiheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç ishte edhe rasti i Plaurent Dervishit dhe Julian Meces.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button