Aktualitet dhe Lajme
Hungari/ Makina e garave humb kontrollin dhe përplas spektatorët, katër të vdekur
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/03/640-0-1711210928x0-pay-jim-bennetttel-07836225329-935-7.webp-780x470.webp)
Kanë humbur jetën katër persona , pasi një makinë që kishte marrë pjesë në garë në Hungari, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me spektatorët.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur edhe disa persona, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.
Policia njoftoi se ende nuk dihet pse makina, që ka marrë pjesë në garën dy-ditore në veri të Hungarisë, ka dalë prej rrugës.
Përplasja ka ndodhur mes qytezave Labatlan dhe Bajot në qarkun verior Komarom Esztergom, e cila ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.
Shumë ambulanca dhe helikopterë me ekipe shpëtimi janë parë në skenën e incidentit dhe garat janë ndalur menjëherë.