Aktualitet dhe Lajme
Humbi jetën në plazh, identifikohet viktima e djeshme në Durrës (EMRI)

Është identifikuar pushuesi që humbi jetën pasditen e së dielës në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës.
Viktima është Shpëtim Alla, 41-vjeç, banor i qytetit bregdetar.
Trupi i pajetë i tij u nxor nga deti nga vetë pushuesit që ndodheshin në zonë, në momentin e ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek pushuesit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat.