Aktualitet dhe Lajme

Humb kontrollin e mjetit, aksidentohet shoferi në Gjirokastër

Share

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarçovë”.

Një 76 -vjeçar ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga, duke u dëmtuar lehtë.

Aktualisht i dëmtuari është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi; Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarçovë”, shtetasi A. T., 76 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 76-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button