Aktualitet dhe Lajme

Hetimi për mbetjet toksike të “Kurum”, Xama: Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit ofroi dëshminë, Prokuroria e Durrësit e injoroi

Share

Prej tre muajsh, Prokuroria e Durrësit po zvarrit hetimet për mbetjet toksike të “Kurum” që janë magazinuar në Spitallë. Rrjeti i Bazelit ka ngritur alarmin, duke e cilësuar këtë një skandal të pashembullt që mund të rrezikojë seriozisht mjedisin dhe shëndetin publik. Gazetarja Ola Xama tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit, Jim Puckett, ka ofruar dëshminë e tij, por Prokuroria e Durrësit ka injoruar këtë ofrim, duke mos kthyer asnjë përgjigje.

“Pas një pritjeje prej tre muajsh nga ana e Drejtorisë së Standardeve dhe Akreditimit, më në fund është gjetur një laborator që mund të shqyrtojë çështjen.

I gjithë ky reagim nga ana e Prokurorisë e Durrësit ka ardhur pas një denoncimi publik të Rrjetit të Bazelit, i cili është edhe sinjalizuesi kryesor i rastit që përfshin 102 kontejnerë me mbetje të rrezikshme.

Rrjeti i Bazelit ka theksuar se Drejtori Ekzekutiv, Xhim Puckett, është ofruar për të dhënë dëshminë e tij përmes kanaleve elektronike, por Prokuroria nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Pavarësisht administrimit të dëshmive, nuk është specifikuar nëse ato kanë vlerën e një dëshmie ligjore. Për më tepër, Rrjeti i Bazelit ka ofruar edhe një dëshmi të noterizuar, por sërish nuk ka marrë përgjigje.

Ky injorim i Prokurorisë dhe qeverisë shqiptare ka nxitur një reagim të fortë nga Rrjeti i Bazelit, i cili është alarmuar për mosveprimin në këtë çështje kaq të rëndësishme”- tha Xama.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button