Aktualitet dhe Lajme

Hetimi/ Dëshmitë për TIMS, Gogu-Salianjit: Komisioni s’është spektakël, hidh në votim kërkesën e ministrit Balla

Share

Me debate ka nisur komisioni hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”. Shkak është bërë refuzimi nga ana e kryetarit të komisionit Ervin Salianji për të hedhur në votim kërkesën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla për të zhvilluar mbledhje me dyer të mbyllura.

“Ky komision është vend punë e jo spektakli. Spektakli i këtij komisioni janë vendimet e komisionit jo sa herë del ti në televizor. Hidh në votim kërkesën siç të detyron ligji sepse nuk e mbar ti pushtetin e komisionit. Te je një i parë në mes të barabartëve, drejton mbledhjet e këtij komisioni e thërret mbledhjen e këtij komisioni. Për kërkesën e Ballës duhet të informosh komisionin”, tha ai.

Kreu i Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”, Ervin Salianji ka refuzuar me pare kërkesën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla që mbledhja gjatë dëshmisë së tij të zhvillohet me dyer të mbyllura.

“Nuk jemi në kushtet kur komisioni do shqyrtojë ndonjë dokument shtetëror. Dokumentat jane administruar dhe nuk ka sekret”./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button