Hetimet për dosjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa po zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.
Kujtojmë që Ajola Xoxa është njoftuar për një akuzë të re nga Prokuroria e Posaçme, gjatë paraqitjes së saj më 5 maj para prokurorëve.
Akuza e re që i është komunikuar lidhet me fshehjen e të ardhurave, ndërkohë që ajo vijon të jetë nën hetim për një sërë veprash të tjera penale, përfshirë korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim në disa raste, pastrim të produkteve të veprës penale si dhe mosdeklarim apo deklarim të rremë të pasurisë dhe interesave private.
Hetimi ndaj saj është pjesë e një dosjeje të zgjeruar që lidhet me veprimtari të dyshuara kriminale dhe shkelje të ligjit për transparencën e pasurive të zyrtarëve publikë.