Aktualitet dhe Lajme
Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/03/1711654210_spak-1.jpg)
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur urdhër-arreste për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në vijim të hetimeve për Kadastrën.
Burime për gazetaren e Report Tv Keti Banushi bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy persona gjatë një aksioni të ndërmarrë mbrëmjen e sotme.
Nuk dihen ende detaje të tjera nga operacioni që është ende në vijim, ndërsa prokuror i çështjes është Ened Nakuçi.