Aktualitet dhe Lajme

Hapja e grup-kapitullit të ri për Shqipërinë! Komisionerja për zgjerimin: Urime, një hap tjetër më afër BE-së!

Share

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, uron Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë për Shqipërin, i cili përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.

“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. #ZgjerimiEU ka të bëjë me përparimin ditë pas dite.”, shkruan Marta Kos në rrjetin social X.

Sot u zhvillua konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, në të cilën u hap Grup-Kapitulli i tretë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri i Jashtëm, Igli Hasani theksoi se me hapjen e këtij grup kapitulli dëshmohet se sa shumë ka arritur Shqipëria brenda një kohe të shkurtër.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button