Aktualitet dhe Lajme

Hapet tuneli i Murrizit/ Për 60 minuta, nga Tirana në Peshkopi

Share

Këtë të premte, u hap Tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën, hapet për qarkullimin e automjeteve.

Përfundimi i rrugës së Arbrit dhe Hapja e Tunelit të Murrizit, shkurton kohën e lëvizjes nga Tirana në Dibër me gati 3 orë, nëse e krahasojmë me periudhën kur ky segment nuk ishte i hapur për qarkullim të automjeteve.

Përfundimi i punimeve në tunelin e Murrizit e bën të aksesueshme të gjithë rrugën e Arbrit, një nga segmentet kombëtare më të rëndësishme, e cila do të nxis rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik.

Tuneli i Murrizit, ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës.

Ndërsa në total Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 74 km, dhe do të lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin.

Rruga e Arbërit bëhet pjesë e Korridorit të Tetë paneuropian.

Një vepër komplekse e cila mori jo pak kohë për shkak të gjeologjisë. Tuneli i Murrizit, ka nisur të hapet në maj të 2019-ës, por ka pasur ecuri të avashtë për shkak të gjeologjisë së vështirë, si dhe rrëshqitjes së dherave. Me hapjen e tunelit të Murrizit tashmë evitohet kalimi përmes bypassit të Murrizit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button