Aktualitet dhe Lajme

Hamza dhe Ademi, dy trashëgimtarët e familjes Jashari, në “Air Albania” për të përkrahur Kombëtaren

Share

Atmosfera e zjarrtë në stadiumin “Air Albania” është bërë edhe më e veçantë me praninë e dy figurave që mbajnë emrat e rëndë për historinë shqiptare – Adem dhe Hamëz Jasharit dhe pjesëtar i familjes heroike nga Prekazi.

Ademi dhe Hamza, që mbajnë me krenari emrat e di figurave më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë të pranishëm në tribunat e stadiumit për të ndjekur nga afër ndeshjen e Kombëtares shqiptare.

Ademi, i veshur me fanellën ku shfaqet portreti i heroit kombëtar Adem Jashari, është përshëndetur ngrohtësisht nga tifozët shqiptarë.

Në rrjetet sociale, fotografia e tij nga stadiumi është bërë virale, ku shumë komentues kanë vlerësuar simbolikën e fortë që mbart ky emër dhe mesazhin e unitetit mbarëkombëtar që përçon në momente të rëndësishme për futbollin shqiptar.

Prania e dy përfaqësuesi të familjes Jashari në “Air Albania” është kujtesë e fuqishme se kombi shqiptar, në çdo arenë, ruan lidhjen e ngushtë me historinë, sakrificën dhe krenarinë e tyre.

Po ashtu rrugët e Tiranës janë mbushur me fotografi të komandantit legjendar, duke e bërë edhe më madhështore kryeqytetin e shqiptarëve.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button