Aktualitet dhe Lajme

“Hamë bukë me muzikë”: Rrëfimi prekës i babait të Beatriçes

Share

Para se Beatriçe Gjergji të ngjitej në skenën e madhe të Eurovizionit, muzika ishte tashmë pjesë e përditshmërisë së saj — një trashëgimi familjare që, siç thotë babai i saj, Mario Gjergji, “ka kaluar brez pas brezi”.

I ftuar në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, Mario tregoi se talenti i Beatriçes për të kompozuar ishte i dukshëm që në moshë të vogël. Megjithëse e rritur në Itali dhe e orientuar fillimisht drejt muzikës italiane e angleze, ai rrëfen me ndjeshmëri momentet kur kishte frikë se vajza po largohej nga rrënjët shqiptare.

“E rritur me këngë shkodrane, ia injektoja sa më shumë, por nuk i pëlqente shumë muzika jonë… Kishte një zë të bukur, por më dukej sikur po më dilte ‘nga shinat’,” tha ai me sinqeritet.

Sot, Beatriçe jo vetëm që i është kthyer identitetit të saj muzikor, por përfaqëson Shqipërinë në një nga skenat më të mëdha të muzikës ndërkombëtare. Mario thekson se njohja e saj me Kolën ka qenë një pikë kthese në karrierën e saj.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button