Aktualitet dhe Lajme

Grupi “Shqiponjat” ndërmarrin aventurën e rrallë, nisen nga Zvicra për në atdhe me motora

Share

schedule10:47 – 26 Maj, 2023

18 motorista të njohur si ‘Shqiponjat’ kanë bërë një udhëtim aventurin nga Zvicra deri në atdhe me ndalesa të herëpashershme.

Në një lidhje me Skype nga Ksamili, që është dhe pika e ndalesës së radhës, një nga motoristët, Muharrem Avdimetaj, ka treguar si u ndërmorë kjo aventurë e rrallë dhe kanë ndarë të gjitha detajet.

“Ne jemi nisur të enjten në datën 18 në orën 5 të mëngjesit nga Bazeli i Zvicrës dhe kishim si destinacion të parë Trieste dhe kemi kaluar natën. Të nesërmen kemi vazhduar rrugën prej Kroacisë, aty jemi ndalur diku ku kemi kaluar natën e dytë. Më tej, kemi vazhduar rrugën deri në Ulqin ku dhe kemi kaluar natën. Gjatë udhëtimit kemi pasur mundësi të ndalemi në vende të ndryshme, të shijojmë edhe Rivierën e Kroacisë deri në Ulqin, ku kemi vizituar dhe shijuar plazhet e Ulqinit. Në grupin tonë për momentin jemi 18 veta, i kishim dhe dy më shumë deri në Kosovë, të cilët kanë ardhur vetëm ta shijojnë dhe do të kthehen me aeroplan. Ne ishim 16 motorista dhe një mbështetës me një furgon që na shoqëron”, u shpreh ai./abcews.al

 




Huazuar nga abcnews.al

Back to top button