Aktualitet dhe Lajme

“Gruan e vrava se më tradhtonte”, çfarë deklaroi Nakoleci pasi u arrestua nga policia!

Share

Pamjet që shikoni është vendi ku u lokalizua dhe u arrestua Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij një ditë më parë në Greqi.

Mësohet se ai ishte fshehur pranë një parkingu, 200 metra larg vendit ku vrau gruan e tij 36-vjeçare. Mësohet se shqiptari mbante veshur disa rroba që i gjeti në një kosh mbeturinash.

Nakoleci nuk i bëri rezistencë policisë ndërsa autoritetet greke vijojnë kërkimet për të zbuluar të tjera detaje, materiale apo sende që e përfshijnë atë në krim. Sipas raportimeve, Nakoleci ka deklaruar se e vrau gruan e tij pasi ajo e tradhtonte.

Autori dhe bashkëshortja e tij kishin debatuar ashpër me njëri-tjetrin që prej mëngjesit të ditës së djeshme. Teksa ajo ka tentuar të largohet nga shtëpia, autori e ka ndjekur pas me një mjet të mprehtë në dorë.

Gruaja, nënë e katër fëmijëve të moshës 18, 16, 13 dhe 6 vjeç, ra e vdekur vetëm pak metra larg derës së shtëpisë së saj.

Kanë qenë fëmijët e çiftit të cilët kanë lajmëruar policinë duke thënë se babai u ka therur nënën.

Kur oficerët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrje të pallatit, me lëndime në qafë dhe brinjë. Pranë saj ishin tre fëmijët, dy vajza të moshës 16 dhe 6 vjeç dhe një djalë 13 vjeç.

Autori ka të shkuar kriminale si i përfshirë në trafikun e drogës në vitin 2019, ndërsa gjithashtu është shtruar dhe në një klinikë psikiatrike pas tentativës për vetëvrasje.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button