
Në Greqi ka nisur debati për ndryshimin e Kushtetutës. Pritet që kryeministri të paraqesë të hënën propozimet ku dhe do të zhvillojë diskutime mbi kërkesat për rishikimin e ligjit themeltar në disa nene. Megjithatë ajo që pritet të ketë debat është kufizimi i mandatit të Presidentit, ku qëndrimi në detyrë do të kërkohet të jetë 6 vjeçar, sipas raportimeve të medieve greke, por pa të drejtë rikandidimi. Një tjetër pikë është dhe ndryshimi i nenit 86 të Kushtetutës që i jep mbrojtje ministrave për hetimet. Për këtë mediet shkruajnë se do të kërkohet ngritja edhe e një komisioni me përbërje të të cilit do të ketë dhe prokurorë që do të japin mendimet e tyre. Zgjidhje do të synohet ti jepet universiteteve shtetërore dhe atyre private.
Sipas informacioneve, ndër dispozitat që do të përfshihen në rishikimin kushtetues janë ndryshimi i nenit 86 të Kushtetutës për përgjegjësinë e ministrave, heqja e statusit të përhershëm në administratën publike, ndryshimi i nenit 24 për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndryshimi në mënyrën e përzgjedhjes së drejtuesve të Drejtësisë.
Më herët gjatë ditës së sotme, duke folur në radion SKAI, zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, në kuadër të Rishikimit Kushtetues, deklaroi se Demokracia e Re (ND) do t’i drejtohet PASOK-ut, «për shkak të rolit të tij si opozita zyrtare, por edhe si një parti që ka një histori serioziteti institucional».
“Të gjithë do të gjykohemi në Rishikimin Kushtetues dhe do të gjykohemi edhe për atë se sa vullnet kemi për ta çuar vendin përpara. Kjo do të thotë që vendi të mund të ketë që në themel universitete jo shtetërore dhe jo vetëm degë, pra neni 16. Neni 86 të mos kalojë përmes filtrit të Kuvendit dhe që dërgimi ose jo në gjykim i një ministri të mos varet nga çdo shumicë parlamentare. Por edhe çështje të tjera shumë serioze, si për shembull për mua, t’i vihet një fund maksimalizmit dhe garës së premtimeve në programet e partive. Mund të duhet që, me Kushtetutë, kostot e tyre të jenë të detyrueshme”, tha ai.
starnews.al
