Aktualitet dhe Lajme

Goditje ndaj trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje në Durrës/ 15 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim

Share

Pas dy muajsh hetime është finalizuar operacioni policor i koduar “Summer” në Durrës. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak, qindra doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celular, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Policia po punon për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button