Goditi gruan e kushëririt me grusht dhe tentoi të përdorë thikën, arrestohet autori në Devoll

Share

Një rast dhune në familje është regjistruar në fshatin Pancerë të Devollit pasdites e së shtunës.

Një person ka goditur me grusht në fytyrë gruan e kushëririt dhe më pas ka tentuar ta godasë me thikë.

Bashkëshortja e kushëririt të autorit ka marrë dëmtime në fytyrë dhe pasi është dërguar në spitalin e Devollit mjekët konfirmojnë se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin dhe me të po kryen veprime të mëtejshme procedurale.

 




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button