
Skandali ka marrë dhenë në oborrin mbretëror. Historia e dashurisë mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës është kthyer në një makth.
Mediat kanë publikuar momentin kur Elia i shkon nga pas duke e goditur dhe duke i kërkuar llogari ish-bashkëshortit për dhunën që ka ushtruar ndaj babait të saj. Nga ana tjetër, Princ Leka tenton të largohet, por tregohet i kujdesshëm për të filmuar gjithë situatën. Vlen të theksohet se dyshja tashmë do të përballen në gjyq, ku të dyja palët do të kërkojnë medoemos kujdestarinë e vajzës së mitur,
Ndërkohë, babai i Elias ndjek nga pas të bijën për ta ndaluar. Mes lotësh, Elia ka hedhur akuza të rënda ndaj Princ Lekës, madje i kujton ish-partnerit mashtrimet ndaj shtetit shqiptar, pasi pretendon se Princi është njeri i pashkolluar dhe diplomat i ka të falsifikuara.
Debati mes Elias dhe Princ Lekës:
Elia: Ti ke prekur babain tim.Ti i ke gjuajtur babait tim. Ti të prekësh me dorë babin tim që të ka mbajtur me bukë.
Princ Leka: Nuk kam prekur asgjë më dorë.
Elia mos. Ti ke prekur babain tim.Ti i ke gjuajtur babait tim.Të rrahësh ti prindin tim.
Babai i Elias: Eliaa, hajde tek unë.
Elia: Ti ke gjuajtur babit tim, 70 vjeç. Të prekësh ti babin tim. Të rrahësh ti babain tim.
Babai i Elias: Eliaa..rri.
Elia: Mos më bëj mua viktimën. Unë do të çoj ty në gjyq. Ti diplomat i ke të falsifikuara. Ti i ke thënë shtetit shqiptar që ke shkollë, ti nuk ke shkollë. Ti ke vetëm 4 klasë shkollë, 4 klasë shkollë.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo
Huazuar nga newsbomb.net
