Aktualitet dhe Lajme

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Dëshmojnë 5 të mitur, autori: Nuk e qëllova unë

Share

Vijon me dyer të mbyllura procesi gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Në seancën e radhës, u paraqitën për të dëshmuar pesë të mitur, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen tragjike të ndodhur pak muaj më parë.

Mes dëshmitarëve ishte edhe i mituri K.B., i cili ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e krimit dhe për të cilin familjarët e viktimës kanë shprehur më parë pretendime.

Në përputhje me parashikimet ligjore, të miturit janë pyetur pa praninë e të pandehurit M. Përlleshaj, i dyshuar si autor i vrasjes.

Ky i fundit, përmes avokatit të tij mbrojtës, ka mohuar deri më tani që të ketë qëlluar drejt Martin Canit, duke pretenduar se synimi i tij ka qenë Luis Meçe, i cili mbeti i plagosur.

Në seancën e ardhshme, që pritet të zhvillohet në ditët në vijim, janë thirrur për të dëshmuar edhe shtatë persona të tjerë, katër prej të cilëve janë të mitur, sërish në cilësinë e personave me dijeni për ngjarjen.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button