Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefën

Share

Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar SPAK të nisë hetimet ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, e cila akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Vendimi vjen pas një kallëzimi të bërë nga qytetari, Altin Haxhiu, i cili pretendon se Sefa dhe Këshilli Bashkiak i Lushnjes kanë kryer shkelje në procedurën e dhënies me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit, konkretisht një ambient në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Apeli i GJKKO e ka marrë vendimin për të urdhëruar SPAK per hetimine  zyrtares socialiste më datë 30 shtator.

Fillimisht, SPAK kishte vendosur të pushojë çështjen, vendim që u miratua edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë. Megjithatë, ankesa e qytetarit në Apel ka ndryshuar rrjedhën e hetimeve, duke detyruar institucionin të rihapë çështjen.

Sipas kallëzuesit, në dokumentacionin zyrtar ka pasur falsifikime, përfshirë procesverbalet e dëgjesave publike dhe projektin për dhënien me qira të ambientit në fjalë. Hetimet janë tashmë në fazën fillestare dhe pritet të hedhin dritë mbi veprimet e pretenduara të paligjshme nga ana e kryebashkiakes socialiste.

Njoftimi i gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, më datë 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 02.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e shtetasit A.H., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shfuqizimin e vendimit të mosfillimit të procedimit penal datë 24.04.2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me kallëzimin penal nr. 81, datë 14.04.2025” dhe vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar ankimin e ankuesit A.H. dhe duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal dhe të kryeje hetime.


Start News

Reklama
Back to top button