Aktualitet dhe Lajme

Gjovalin Ndoj largohet nga PSD-ja e Tom Doshit dhe i bashkohet PS-së në Bashkinë e Shkodrës

Share

Gjovalin Ndoj, anëtar i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD), ka braktisur sot këtë forcë politike. Ai ka shpallur publikisht mbështetjen e tij për Partinë Socialiste dhe për punën e kryer deri tani nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Në një deklaratë për mediat, Ndoj theksoi se vendimi i tij vjen pas një vlerësimi të punës së deritanishme të Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, të cilin ai e konsideroi një model të angazhimit dhe transformimit për qytetin.

“Mbështetja ime shkon për Partinë Socialiste dhe veçanërisht për Kryetarin e Bashkisë, z. Benet Beci, i cili po dëshmon se Shkodra mund të ecë përpara me punë të mirëfilltë dhe përkushtim ndaj qytetarëve,” u shpreh Ndoj.

Ky zhvillim pritet të ndikojë në balancat politike brenda Këshillit Bashkiak, duke shtuar mbështetjen për mazhorancën vendore të drejtuar nga PS.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button