Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria
Gjoricë, ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij dhe më pas i dogji me zjarr stallën

Lajm nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Bulqizë:
Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij dhe më pas i dogji me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 33 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë. Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65- vjeçar, dhe më pas i ka djegur me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”.