Aktualitet dhe Lajme

GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Share

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e ish- kompleksit sportiv Partizani.

“Irena Gjoka në kohën e vendimmarrjes së saj, për këtë çështje, nuk ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare. Automatikisht të gjitha vendimet e marra prej saj janë të pavlefshme. Kjo gjykatë me vendim haptazi të padrejtë dhe të paligjshme na i rrëzoi pa argumentuar sepse. Gjykata vendosi sot ta kalojë për gjykim çështjen, ndërkohë që po kjo gjyqtare në të njëjtat kushte, në rastin e çështjes Dako e ka kthyer pak kërkim të palës çështje, për plotësim hetimi. Ndërsa në rastin konkret e dërgoi çështjen për gjyq.

Kjo pavlefshmëri po mban prej 2 vitesh Jamarbër Malltezin në kushtet e arrestit shtëpiak, dhe Berishën për aq kohë sa ishte në arrest shtëpia, si pasojë e kësaj vendimmarrje të paligjshme të gjyqtares”, tha avokati i çështjes, Genc Gjokutaj.

Ish-kryeministri Berisha, ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie” për akuzat korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button