
Mbrëmjen e djeshme janë mobilizuar të gjitha strukturat në zonen e Saukut nga një informacion I mberritur në Policinë e Shtetit mbi lokacionin e Esmeraldo Hatos i njohur me Eljon Haton.
Pranë një vilë ngjyrë të bardhë policia ka zbuluar një makinë “Benz Mercedes” të blinduar që policia dyshon se i përket pikërisht mikut të Ervis Martinajt.
Raportohet se në makinën e sekuestruar hetuesit kanë zbuluar prova të rëndësishme.
Në këtë makinë gjatë inspektimit, policia ka zbuluar një armë zjarri automatik, një pistoletë dhe një bllokues valësh tw telefonave celularë.
Për të zbuluar pronarin e këtyre sendeve të kundërligjshme blutë i kanë dërguar në Policinë Shkencore për gjurmw të ADN-së.
Përgjatë gjithë natës ka pasur mbikqyrje në zonën e Saukut me qëllim kapjen e Hatos, por pa sukses.