Aktualitet dhe Lajme

Gjendet i pajetë në rrugë një person në zonën e Babrrusë, dyshohet se është goditur me thikë

Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Babrrusë në Tiranë mbrëmjen e sotme, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se personi në fjalë, rreth 50 vjeç, është goditur me thikë.

Mësohet se trupi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca, ndërsa grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.


Start News

Reklama
Back to top button