Aktualitet dhe Lajme

Gjekmarkaj nga Strasburgu: Kemi vënë në dijeni bashkësinë ndërkombëtare për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria

Share

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Agron Gjekmarkaj është shprehur se kanë vënë në dijeni bashkësinë ndërkombëtare për situatën e rëndë politike në Shqipëri.

Gjekmarkaj në një lidhje nga Strasburgu me SYRI TV ka theksuar se Partia Demokratike është në një sulm pozitiv për të informuar bashkësinë ndërkombëtare, PE, Parlamentin Gjerman, italian, francez do të jemi kudo për të gjitha shqetësimet që sot janë kryetema në Shqipëri.

Ai tha se sot ishte një ditë e mirë për Shqipërinë pas takimeve që kemi zhvilluar me bashkësinë ndërkombëtare dhe opozita është pritur në maksimumin e respektit dhe interesit

“Partia Demokratike është në një sulm pozitiv për të informuar bashkësinë ndërkombëtare, PE, Parlamentin Gjerman, italian, francez do të jemi kudo për të gjitha shqetësimet që sot janë kryetema në Shqipëri. Sot ishte një ditë e mirë për Shqipërinë pas takimeve që kemi zhvilluar me bashkësinë ndërkombëtare dhe opozita është pritur në maksimumin e respektit dhe interesit. Nuk jemi foksuar sa duhet te komunikimi dhe kemi lënë një informacion të njënashme për një Shqipëri që nuk ekziston dhe kemi harruar thelbin që është agjesimi i demokracisë, opozitës, arrestimet politike dhe besojmë që sot me takimet tona do ta përkthejns i duhet bisedën me opozitën e Shqipërisë. Mc Alister na ka dhënë një rpitje të ngrohtë dhe të gjatë kryefjala e diskursit tonë ishte arrestimi politik i kreut të PD, goditja ndaj opozitës, arrestimi i Salianjit, krimi zgjedhor, ndikimi që krimi ka në lista, korrupsionin dhe çdo gjë tjetër që e shqetëson Shqipërinë,” tha Gjekmarkaj.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button