Aktualitet dhe Lajme

Giorgia Meloni reagon pas vendosjes nën hetim: Nuk do të trembem!

Share

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka komentuar publikisht nisjen e një hetimi ndaj saj, lidhur me lirimin e një oficeri policie nga Libia, i cili ishte në kërkim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meloni deklaroi se akuzohet për përvetësim dhe ndihmë në një vepër penale, por theksoi se nuk do të dorëzohet përballë presioneve.

“Nuk do të shantazhohem dhe nuk do të lejoj askënd të më frikësojë. Pikërisht për këtë arsye, nuk jam ndër të preferuarit e atyre që nuk duan ta shohin Italinë të ndryshojë dhe të përmirësohet,” u shpreh ajo.

Sipas Melonit, hetimet kanë përfshirë edhe Ministrin e Drejtësisë, Carlo Nordio, Ministrin e Brendshëm, Matteo Piantedosi, dhe nënsekretarin e kabinetit për çështjet e inteligjencës, Alfredo Mantovano.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button