Aktualitet dhe Lajme

Gazment Bardhi denoncon krimin mjedisor në Roskovec: Ajri që vret, banorët jetojnë nën një re gazi të padukshme

Share

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka denoncuar një tjetër problematikë, kësaj here bëhet fjalë për krim mjedisor në një prej fshatrave të Roskovecit.

Sipas Bardhit, një re gazi e padukshme po vret banorët e Jagodinës, prandaj duhet një ndërhyrje e menjëhershme e autoriteteve.

Postimi i plotë e Gazment Bardhit: 

AJRI QË VRET — Krimi mjedisor në Jagodinë, Roskovec

 

Çdo ditë, banorët e fshatit Jagodinë në Roskovec zgjohen dhe jetojnë nën një re gazi të padukshme, por shumë të rrezikshme. Ky nuk është thjesht një problem mjedisor. Kjo është një kërcënim direkt për jetën! Ky është një KRIM i rëndë.

Jagodina është një zonë bujqësore dhe me njerëz shumë punëtor. Ndotja ka dëmtuar prodhimet bujqësore, ka ulur rendimentin dhe cilësinë e ushqimit që vjen nga toka. Por më e rënda është se kjo ndotje po dëmton shëndetin e banorëve: probleme me frymëmarrjen, alergji, sëmundje kronike — e askush nuk mban përgjegjësi. Institucionet shtetërore e dinë çfarë po ndodh, por zgjedhin të mos veprojnë, të heshtin.

I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe lokale: NDËRHYNI TANI! Ndaleni menjëherë këtë krim të rëndë ndaj jetës dhe shëndetit të banorëve të asaj zone. Banorët nuk kërkojnë mëshirë, kërkojmë ajër të pastër, tokë të shëndetshme dhe një të ardhme të sigurt. Personalisht do ta ndjek këtë çështje kudo, dhe do jem zëri i këtyre banorëve, që kanë kohë që bërtasin me zë të lart, por për qëllime korruptive nuk i dëgjon askush, as bashkia, as qeveria dhe as prokuroria.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button