Aktualitet dhe Lajme

Gaza në momente tmerri, sulmet izraelite vrasin 16 persona përfshirë dhe fëmijë

Share

Situatat e sulmeve në Gazë janë duke u përshkallëzuar, ku Shërbimi i Mbrojtjes Civile ka njoftuar se 16 persona, përfshirë të paktën tre fëmijë, kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën bllokadë të plotë nga Izraeli për më shumë se dy muaj.

Sipas mediave të huaja, gjashtë persona janë vrarë gjatë natës në sulmet ajrore në Khan Younis, në jug të Gazës. Dy nga viktimat ndodheshin në një tendë në Abbasan, ndërsa katër të tjerë, përfshirë dy djem të moshës pesë dhe dy vjeç, u vranë në një apartament në al-Maëasi.

Ndërkohë, më vonë Mbrojtja Civile njoftoi vdekjen e dhjetë personave të tjerë, të cilët u vranë në një sulm ndaj një kamioni në al-Maëasi, ku nga këto viktima, një fëmijë dhe shtatë gra humbën jetën.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të fundit, forcat e saj goditën mbi 100 objekte të lidhura me grupet e dyshuara terroriste në të gjithë Rripin e Gazës, por nuk ka dhënë koment lidhur me sulmet specifike që çuan në këto viktima.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button