Gaza do rindërtohet në zona: Rezidenciale me 100 mijë banesa dhe Turistike – Kushner prezanton projektin

Share

Rindërtimi i Rripit të Gazës, të cilin Donald Trump e ka përshkruar si një “copë toke shumë të bukur” do realizohet përmes një Projekti ambicios. Ndryshimet dhe investimet u prezantuan nga Jared Kushner gjatë aktiviteti të “Këshillit të Paqes” në  Samitin e mbajtur në Davos.

Projekti parashikon nisjen e rindërtimit nga pjesa jugore e territorit dhe kërkon investime që vlerësohen në të paktën 25 miliardë dollarë.

Duke paraqitur vizionin e tij zhvillimor, Kushner theksoi se plani bazohet në sigurinë, çmilitarizimin e zonës përmes çarmatimit të Hamasit dhe në parimet e tregut të lirë.

Sipas tij, projekti shtrihet në katër faza dhe nis nga Rafahu, vazhdon në Khan Younis dhe përfundon në Qytetin e Gazës.

Sipas Kushner, planet zhvillimore të Këshillit të Paqes për Gazën përfshijnë:

Bashkëpunim me Hamasin për çmilitarizimin e zonës

Zvogëlimin e varësisë së Gazës nga ndihma e huaj

Ndarjen e territorit në zona “rezidenciale” dhe “turistike bregdetare”

Ndërtimin e 100 mijë banesave në Rafah, si edhe në të ashtuquajturën “Gaza e Re”

Gaza do rindërtohet në zona: Rezidenciale me 100 mijë banesa dhe

Gjatë fjalës së tij, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump prezantoi slajde që paraqisnin rindërtimin gradual të Rripit të Gazës, duke nisur nga jugu.

Sipas Kushner, qyteti i Rafahut, i cili pësoi dëme të mëdha gjatë operacionit ushtarak izraelit kundër Hamasit, mund të rindërtohet brenda dy deri në tre vjet.

Kostoja totale e planit për të gjithë Gazën, sipas të dhënave të paraqitura, arrin në të paktën 25 miliardë dollarë, pa u sqaruar ende se kush do të marrë përsipër financimin e këtij projekti.

Gaza do rindërtohet në zona: Rezidenciale me 100 mijë banesa dhe

starnews.al

Reklama
Back to top button