Aktualitet dhe Lajme
Gati për aksionin opozitar? Noka dhe Blushin takohen në selinë blu, ja çfarë u diskutua

Sekretari i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Sekretari i përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi kanë zhvilluar një takim ditën e sotme në selinë blu. Bëhet me dije se takimi ka zgjatur mbi dy orë dhe mesohet se në fokus të bisedimeve u përqendrua tek aksioni opozitar i paralajmëruar për muajin shtator, si në Kuvend ashtu edhe në terren.
Në qendër të diskutimeve kanë qenë lëvizjet e përbashkëta të opozitës, koordinimi mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë si dhe masat që do të ndërmerren në kuadër të nismave parlamentare. Mësohet se gjatë takimit është folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për mundësinë e rinisjes së protestave kombëtare.