Galatasaray sulmon Mourinhon: Çnjerëzor, e denoncojmë për racizëm

Pas ndeshjes, Special One sulmoi ashpër gjyqtarët turq dhe përgjigja e klubit rival nuk vonoi.
“Pas ndeshjes shkova në dhomën e arbitrit dhe e përgëzova Vincic. Më pas iu drejtova gjyqtarit të katërt dhe i thashë ‘Nëse do të kishit arbitruar, kjo ndeshje do të ishte një fatkeqësi’.
Fjalët e José Mourinho-s pas derbit të zjarrtë kundër Galatasarit që përfundoi 0-0 nuk u pëlqyen aspak nga drejtuesit e klubit verdhekuq, të cilët pak kohë më pas lëshuan një deklaratë të ashpër zyrtare për të kundërshtuar deklaratat e trajnerit portugez, i cili u akuzua për racizëm.
“Që nga fillimi i detyrave të tij menaxheriale në Turqi, trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho ka bërë vazhdimisht deklarata nënçmuese për popullin turk. Sot, fjalimi i tij është përshkallëzuar në një retorikë çnjerëzore”
“Në këtë mënyrë ne deklarojmë zyrtarisht synimin tonë për të filluar procedimin penal në lidhje me deklaratat raciste të bëra nga Jose Mourinho dhe, në përputhje me rrethanat, ne do të paraqesim ankesa zyrtare në UEFA dhe FIFA. Për më tepër, ne do të vëzhgojmë me zell qëndrimin e miratuar nga Fenerbahçe, një institucion që pretendon se mbështet “vlerat morale shembullore”, në përgjigje të sjelljes së dënueshme të shfaqur nga menaxheri i saj”.
Përgjigja e Fenerbahçes nuk vonoi. Klubi lëshoi një deklaratë në mbrojtje të Mourinho dhe në të cilën akuzoi Galatasaray se kishte shfrytëzuar fjalët e portugezit: “Një deklaratë e lëshuar nga Jose Mourinho pas ndeshjes u hoq plotësisht nga konteksti dhe u bë një përpjekje për ta shtrembëruar qëllimisht”.
“Siç mund ta shohë dhe kuptojë çdo person i arsyeshëm, këto deklarata të përdorura nga Jose Mourinho për të përshkruar reagimin e tepërt të stafit të ekipit kundërshtar ndaj vendimeve të arbitrit gjatë ndeshjes, nuk mund të lidhen në asnjë mënyrë me racizëm”.