Aktualitet dhe Lajme
FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

Kombëtarja shqiptare ka risi në ditën e saj të parë të grumbullimit për ndeshjet e muajit shtator. FSHF ka bërë të ditur se ka tre ndryshime në listën e saj, teksa mbeten jashtë për probleme dëmtimi Ylber Ramadani dhe Ernest Muçi.
Por ajo që bie në sy është se një futbollist ka vendosur të largohet nga radhët e Kombëtares shqiptare për t’iu bashkuar Zvicrës.
Mbrojtësi Adrian Bajrami, sipas FSHF-së, ka bërë këtë zgjedhje për t’iu bashkuar helvetëve, pasi ka luajtur më parë vetëm 3 miqësore me kuqezinjtë në periudhën kur ata drejtoheshin nga Edi Reja.
Të ftuar janë Kristian Shpendi, Enis Çokaj dhe Maldini Kaçurri, me këtë të fundit që është një risi në radhët e kuqezinjve.