Fshati zviceran, Brienz, rrezikohet nga shembja e gurëve
Duhet të evakuohet përsëri
E shtunë, 9 Nëntor 2024 – 19:00
(KEYSTONE/Peter Schneider)
Fshati zviceran, Brienz, i cili u detyrua vitin e kaluar t’i evakuojë banorët për shkak se rrezikohej nga shembja e një pjesë bjeshke mbi të duhet t’i evakuojë banorët përsëri.
Komuna e Albulës në lindje të Zvicrës, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka njoftuar se ka rrezik të shembjes së gurëve, sikur kishte ndodhur në qershor të vitit të kaluar kur shembja e gurëve për pak sa nuk e goditi atë.
“Ekipi udhëheqës i komunës Albula… është i përgatitur për evakuimin e banorëve të Brienzit si masë parandalimi”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, në maj të vitit të kaluar autoritetet i kishin urdhëruar 84 banorët të largoheshin nga fshati, për shkak të frikës se ai mund të mbulohej nga shembja e gurëve.