FOTOT/Festat e fundvitit, atmosferë festive në Kamëz nën kujdesin e kryebashkiakut Rakip Suli

Share

Kamza është veshur me ngjyrat dhe dritat e festave, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive për qytetarët në prag të Vitit të Ri 2026. Sheshi kryesor i qytetit, pedonalet, liqeni i Parkut të Paskuqanit dhe rrugët e Kamzës janë shndërruar në një hapësirë plot jetë, ku ndriçimet dekorative, instilacionet artistike dhe elementët simbolikë të fundvitit sjellin gëzim dhe energji pozitive. Në qendër të sheshit spikat pema e Krishtlindjes, dekoruar me drita shumëngjyrëshe, ndërsa instilacioni ndriçues “2026” i jep zonës identitetin e festave dhe krijon një pikë tërheqëse për fotografi. Qytetarët, familjet dhe fëmijët shijojnë ambientin festiv dhe aktivitetet argëtuese të organizuara. Hapësirat e lojërave të dedikuara për fëmijë, figurat ndriçuese dhe zonat e dedikuara për shëtitje e kanë kthyer sheshin e Kamzës në një destinacion të preferuar gjatë këtyre ditëve festive, duke forcuar ndjenjën e komunitetit dhe bashkimit. Atmosfera festive do të vijojë gjatë gjithë periudhës së fundvitit, duke i dhënë qytetit një frymë pozitive dhe duke përcjellë mesazhin e shpresës dhe fillimeve të reja për Vitin e Ri 2026.

default
default
default
default


Start News
Reklama
Back to top button