Aktualitet dhe Lajme

FOTO/ Zgjedhjet e 11 majit, SPAK thirrje qytetarëve: Denonconi krimin zgjedhor!

Share

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë krimin zgjedhor.

Në faqen e SPAK, tashmë është një rublikë e titulluar “Denonco krimin zgjedhor”.

Gjithashtu në këtë faqe, qytetarëve u shpjegohet se si kryhet kallëzimi online bashkangjitur me udhëzimet konkrete.

Kujtojmë se për zgjedhjet e 11 majit do të zhvillohet një bashkëpunim ndërinstitucional për parandalimin e krimit zgjedhor mes Prokurorisë së Përgjithshme, KQZ-së, Policisë së Shtetit dhe organizmat ndërkombëtare.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button