Aktualitet dhe Lajme
FOTO/ Rëndohet situata me zjarrin në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Situata në fshatin Hoshtimë të Vlorës është përkeqësuar pas përhapjes së mëtejshme të zjarrit, i cili po favorizohet nga era e fortë dhe po avancon në zona të tjera të pyllëzuara.
Ndërhyrja nga toka është bërë shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer, çka ka detyruar autoritetet të aktivizojnë ndërhyrjen nga ajri me helikopter, për të vënë nën kontroll flakët.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por situata mbetet kritike dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile.